“A beson tek Babagjyshi?” – Trump bën ‘goditjen’ e radhës

“A beson tek Babagjyshi?” – Trump bën ‘goditjen’ e radhës

Ka disa pyetje që një njeri nuk duhet t’i bëjë kurrë.

“Çfarë bën ky butoni i kuq?”

“Çfarë thonë njerëzit për mua?”

“A besoni tek Babagjyshi?”

Tani, të gjithë e dimë se Babagjyshi ekziston. Por për disa arsye, presidenti amerikan hodhi dyshime mbi këtë teksa po fliste me një fëmijë në vigjilje të Krishtlindjes.

Skena ndodhi në Dhomën Shtetërore të Darkave në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump dhe e shoqja, Melania, po prisnin telefonata nga fëmijët amerikanë, të ulur poshtë pemës gjigande të Krishtlindjeve.

Të gjithë fëmijët që telefonin, shpresonin të bëheshin pjesë e Norad, agjencisë qeveritare që gjurmon lëvizjet e Babagjyshit nëpër botë gjatë Krishtlindjeve (që funksionon akoma pavarësisht mbylljes së pjesshme të qeverisë).

Disa nga këto telefonata kaluan tek Trump, disa të tjera tek e shoqja. Falë raportimit të gazetarit Kevin Diaz, tashmë e dimë se çfarë tha presidenti.

Ja si raporton gazetari Diaz:

Trump (me një zë kumbues) i drejtohet një djali, të quajtur Coleman: “Përshëndetje, ti je Coleman? Gëzuar Krishtlindjet. Si je? Sa vjeç je? A ke ecur mirë në shkollë? Akoma beson tek Babagjyshi?”

Videoja e këtij incidenti po qarkullon në median sociale dhe tregon zotin Trump duke i thënë më pas djalit: “Për shkak se kur je shtatë vjeç, është pak e tepruar, apo jo?”

Nuk dihet se si është përgjigjur Coleman.

As nuk dihet se përse Trump e bëri këtë pyetje të veçantë, për shkak se, sigurisht, ekzistenca e Babagjyshit është e provuar përtej çdo diskutimi.

Pjesa tjetër e telefonatave kaloi pa asnjë incident, me urime ët ngrohta nga çifti Trump për këdo që telefononte.

“Shpresoj që ëndrrat e tua të bëhen realitet,” i tha Melania një telefonuesi.