A do guxonit të ecnit në urën më të madhe në botë?

A do guxonit të ecnit në urën më të madhe në botë?
Burimi i fotografisë: Violeta Santos Moura/Reuters

Kjo urë nuk është për njerëzit me zemër të lehtë!

Ura më e madhe në botë për këmbësorë – 516 Arouca – u hap të enjten në Portugali, njofton NY Post, transmeton Insajderi.

Pamjet e maleve të mbushura me shkëmbinj të mbuluar me një gjelbërim të harlisur janë spektakolare përgjatë gjatësisë prej 516 metrash të urës, por shtegu i rrjetit të tejdukshëm prej metali që tundet me çdo hap mund të frikësojë shumë kalimtare.

Ura përshkon lumin Paiva që lëviz me shpejtësi në Gjeoparkun Arouca, dhe qëndron 174 metra mbi ujë. /Insajderi.com