A do ta zëvendësojë Sarrin në krye të Chelseat – flet legjenda e klubit anglez

A do ta zëvendësojë Sarrin në krye të Chelseat – flet legjenda e klubit anglez

Pasuesi i Maurizio Sarrit mund të jetë ish-mesfushori i Chelseat, Frank Lampard. Frank Lampard është emri që po përmendet më së shumti si zëvendësuesi potencial i Maurizio Sarrit në stolin e Chelseat.

Humbja e Chelseat me rezultatin e thellë 6:0 në përballjen me Manchester Cityn ka bërë që pozita e Sarrit tek ‘blutë’ të vihet në pikëpyetje.

Trajneri italian po dështon që ta instalojë stilin e tij të njohur si ‘Sarriball’ tek skuadra londineze, duke regjistruar kështu katër humbje në tetë ndeshjet e fundit.

Kështu, po flitet se zëvendësuesi i italianit në stolin e ‘bluve’ mund të jetë ish-mesfushori i Chelseat, Frank Lampard.

Lexoni më shumë në Insporti