A do të ishin Kosova e Shqipëria më të forta bashkë? Kështu përgjigjet Sokoli

A do të ishin Kosova e Shqipëria më të forta bashkë? Kështu përgjigjet Sokoli

Bylbyl Sokoli ka dhënë një përgjigje ‘diplomatike’, në pyetjen se a do të ishin më të fuqishme Kosova e Shqipëria së bashku, si një kombëtare.

Në emisionin ‘Debat Plus’, trajneri i mirënjohur kosovar tha se ndarja i dobëson të dy kombëtaret, transmeton Insporti

“Unë mendoj se këtë çështje duhet shikuar në formë tjetër, në aspektin e një versioni tjetër”, tha Sokoli.

“Çka sjell unifikimi e çka sjell ndarja, për mua kjo është me rëndësi. Nëse përgjigjemi në këtë çështje, më lehtë gjejmë arsyen pse jemi ku jemi”, shtoi ai.

“Nëse e shohim ndarjen si proces të dobësimit, nuk kisha dashur këtë çështje, atë e kam diskutuar në shumë debate edhe në Shqipëri”.

“Ne para së gjithash duhet të sqarojmë se çka sjell unifikimi dhe çka ndarja. Unë mendoj se unifikimi sjell konkurrencë të fortë dhe cilësi, ndarja na dobëson”, tha ai.

“Ky proces [i ndarjes] na ka shkaktuar dëm jo vetëm në sport por në të gjitha sferat e jetës. Por, në sprot vërehet më së miri”, tha Sokoli. /Insporti.com/