Duket se largimi i Khabib Nurmagomedov nga artet marciale mikse nuk do të jetë një gjë që do të ndodhë tani shpejt. I sigurtë për këtë gjë është presidenti i UFC-së, Dana White, që në një intervistë për televizionin amerikan TMZ tha se situata do të vazhdojë të jetë si më parë. “Gjithçka është OK. Marëdhënia jonë me Khabib është shumë e mirë”, tha numri 1 i UFC-së. “Të gjithë janë duke shkruar gjëra të pavërteta në media. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë. Ky sport është edhe biznes e brenda një jave kanë ndodhur shumë gjëra të tjera”, shtoi më tej Dana White, që foli për herë të parë që pas eventit UFC-229. Deklaratë kjo që qetëson fansat e kampionit të peshës së lehtë në artet marciale mikse, që kishte kërcënuar UFC-në se do të largohet nëse kolegut të tij Zubaira Tukhogov nuk i lejohet të duelojë. Ndërkohë që, Khabib ka konfirmuar se ka marrë oferta edhe për të dueluar në WWE. “Është e vërtetë që Khabib është mërzitur pak me atë që ndodhi pas eventit UFC-229, por është e qartë që kjo sfidë ishte shumë personale për rusin. Khabib është një djalosh i mirë dhe kemi patur gjithnjë një marrëdhënie të mirë mes nesh. Ai do të qëndrojë me ne”, tha Dana White.
Lajmet e fundit
- Lajme / BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve
- Lajme / Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
- Lajme / Ashton: Veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik
- Lajme / Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë
- Bota / Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave, pa pjesëmarrjen ruse
- Sport / Futbollisti me origjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron