Nuk dihet nëse, Paulo Dybala, do të vazhdojë të qëndrojë në Juventus, apo do të largohet, por trajneri i Juves, Andrea Pirlo, ka thënë se dëshira e tij është që të qëndrojë argjentinasi, njofton Insajderi.
Pirlo në një konferencë për gazetarë, ka thënë se Dybala është tejet i rëndësishëm për klubin dhe është shumë i kënaqur me të.
“Ai është shumë i rëndësishëm për mua. Kampionët si ai janë gjithmonë qendror për ekipe të forta”, ka qenë përgjigja e tërthortë e Pirlos, kur është pyetur për mundësinë e largimit të Dybalas./Insajderi.com