Në vitin 2019 asnjë republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve nuk votoi për t’i bërë Donald Trump-it “impiçment”, (një akt, kryesisht në Amerikë, që nënkupton se ndaj presidentit ka mosbesim se e ka kryer punën me integritet dhe profesionalisht).
Kurse, kur besohet shkoi në Senat, ishte vetëm Mitt Romney, që theu linjën e partisë dhe votojë kundër Trump-it.
Por, duket se këtë herë do të jetë ndryshe dhe ka gjasë që të votojnë edhe republikanë të tjerë, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Liz Cheney, e treta më e vjetra republikane në Dhomën e Përfaqësuesve dhe vajza e ish-zendëspresidentit, Dick Cheney, ka thënë se do ta mbështes votën e mosbesimit për Trump-in.
Ajo ka thënë se Trump është fajtor për “mbledhjen e turmës, dhe sulmin e kësaj turme në Kongres”.
Gjithashtu tre anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët – John Katko, Adam Kinzinger dhe Fred Upton – kanë thënë se do të votojnë kundër Trump./Insajderi.com