A do t`u njihen studentëve të AUK-ut diplomat jashtë Kosovës – Flet dekani i RIT Kosova

A do t`u njihen studentëve të AUK-ut diplomat jashtë Kosovës – Flet dekani i RIT Kosova

Ndonëse Agjencia Kosovare e Akreditimit është përjashtuar nga “ENQA”, kjo nuk paraqet problem për studentet e RIT Kosovo.

Pasi që Agjencia Kosovare e Akreditimit është përjashtuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, përmes një letre që i është dërguar ushtruesit të detyrës së AKA, Avni Gashit, studentëve që kanë diplomuar dhe do të diplomohen në universitetet në Kosovë nuk do t`u njihen ato jasht Kosovës.

Arsyet që kanë shtyrë që përjashtimin e Kosovës nga ENQA, kanë të bëjnë me mos përmbushjen e rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit.

Tutje, janë përmendur edhe mungesën e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitetet e AKA. Pas shkarkimit arbitrar të bordit të AKA’së, në vitin 2018, në ENQA iu ndryshua statusi nga anëtare me të drejta të plota në anëtare që do t’i shqyrtohej pjesëmarrja.

Mirëpo, pavarësisht vendimit për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga ENQA, kjo nuk do të jetë problem për studentet kosovarë që vijojnë studimet në Rit Kosovo.

Kjo për shkak që Rit Kosovo është akredituar nga Komisioni i Shteteve të Mesme të Arsimit të Lartë (MSCHE) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kamal Shahrabi – Ushtrues Detyre te Presidentit dhe Dekan ne RIT Kosove (A.U.K), ka thënë për Insajderin se është mëkat që Agjencia e Kosovës për Akreditim nuk ka mundur që të vazhdoj anëtarësinë e saj pranë ENQA-së.

“Misioni i ENQA-së është që të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë brenda Evropës, dhe të veprojë si një forcë kryesore lëvizëse për zhvillimin e sigurimit të cilësisë.

Si Agjenci relativisht e re, AKA ka mund të vazhdoj që të mësoj shumë nga ENQA dhe EQAR përmes shkëmbimit dhe shpërndarjes së ekspertizës nga të gjithë anëtarët në sigurimin e cilësisë.

Ndërprerja e anëtarësimit të AKA-së, që sipas raportit vije si rezultat i ndërhyrjeve politike dhe sjelljeve joprofesionale, rrezikon njohjen e diplomave të Kosovës jashtë vendit.

Ky veprim mund të ndikojë në lëvizjen e shumë studentëve që po ndjekin arsimin e tyre në Kosovë”, tha Kamal Shahrabi.

Shahrabi i pyetur nga Insajderi nëse RIT i plotëson të gjitha resurset njerëzore dhe financiare që janë kusht nga (ENQA), ka deklaruar se ky institucion i përmbushë të gjitha kërkesat dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.

“Po. Edhe pse programi ynë vie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si institucion ne kemi përmbush të gjitha kushtet e kërkuara nga Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (ESG) dhe programet janë validuar vazhdimisht nga Agjencia e Kosovës për Akreditim nga momenti që një gjë e tillë është kërkuar nga ne”, tha ai.

Sa i përket asaj se a i dëmton studentët e RIT largimi i Kosovës nga ENQA, Shahrabi ka deklaruar se studentëve të këtij universiteti iu nihen diplomat kudo pasi që akredituar nga Komisioni i Shteteve të Mesme të Arsimit të Lartë (MSCHE) në Sh.B.A.

“Jo. RIT Kosova (A.U.K), përmes RIT, është akredituar nga Komisioni i Shteteve të Mesme të Arsimit të Lartë (MSCHE) në Sh.B.A. Komisioni për Arsimin e Lartë njihet nga Sekretari i Arsimit i Sh.B.A-së për të kryer akreditim. MSCHE njihet gjithashtu nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) për të akredituar institucione që japin gradë, të cilat ofrojnë një ose më shumë programe arsimore pas-sekondare, me të paktën një vit akademik, në Delaëare, DistrictofColumbia, Maryland, NeëJersey , NeëYork, Pennsylvania, Porto Riko, Ishujt e Virgjër dhe fusha të tjera gjeografike në të cilat Komisioni zhvillon veprimtari akredituese.

MSCHE njihet globalisht dhe gjithashtu njihet si trupë e njohur akredituese në ligjin e arsimit të lartë të Kosovës.

Studentët e diplomuar ose ata që janë regjistruar aktualisht në programet e ofruara nga RIT Kosova (A.U.K) nuk do të pësojnë ndonjë vështirësi në lëvizje dhe gradat e tyre njihen globalisht”, tha ai.