A duhet të rikthehet rimbursimi i qytetarëve nga ATK-ja për mbledhjen e kuponëve fiskal?

A duhet të rikthehet rimbursimi i qytetarëve nga ATK-ja për mbledhjen e kuponëve fiskal?

Rimbursimin nga ATK-ja përmes mbledhjes së kuponëve fiskal është duke u kërkuar sërish nga qytetarët.

Qytetarja nga Deçanit, Lilë Cacaj, mbledhjen e kuponëve fiskal e ka vlerësuar si mundësi për të përfituar.

Cacaj thotë se kjo mundësi do të ishte e mirë edhe tani kur çmimet e ushqimit kanë shënuar rritje.

“Ka qenë një vendim shumë e qëlluar që na ndihmonte shumë. Me kujtohet kemi vendosur mbi 20 kupona në vlerë mbi 200 euro në zarf që të rimbursohemi nga ATK-ja. Bashkë më të edhe të dhënat tona që më pas i kemi marrë parët aty. Një vendim i tillë duhet të rikthehet prapë dhe do të ndihmonte shumë sidomos studentet pas rritjeve te çmimeve”, tha ajo për SHQIP.com

Sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj, rikthimi i kampanjës do të ishte një tjetër metodë e ndihmës së shtetit ndaj qytetarëve.

“Në këto kohë me shume ka nevojë që të përkrahën bizneset dhe qytetarët si dy kategori të cilat e kanë mbajte gjallë ekonominë dhe janë promotor i zhvillimit ekonomik. Shteti ka për obligim që të jetë në përkrahjeve të tyre duke i mbështetur atë, por për fat të keq nuk ka disponim dhe as veprime serioze, vetëm disa veprime të vobekta me një shumë prej 100 euro, e cila është një shumë sociale, ndërsa nga ana e qeverisë po konsiderohet si pako ekonomike që në realitet nuk qëndron”, tha ai për SHQIP.com.