A është e mundur kjo që thuhet për Messin?

A është e mundur kjo që thuhet për Messin?

Barcelona kërkon të rinovojë me yllin e skuadrës Lionel Messin. Kontrata aktuale e numrit 10 skadon në vitin 2021.

“Jam i sigurt që ai do të vazhdojë për shumë vite të tjera në nivele të larta,” është shprehur presidenti Josep Maria Bartomeu në një intervistë me gjermanene Suddeutsche Zeitung.

“Ai është i pabesueshëm dhe vazhdon të përmirësohet”, vijon presidenti. Edhe 31-vjeçari ndihet mirë te klubi katalanas. Por, a është e mundur që Messi të përmirësohet edhe më shumë, aq më tepër që tashmë është 31 vjeç?

“Kur të vendos që të mos luajë më futboll, ai do të ketë një rol drejtuesi te Barcelona”, thotë Bartomeu për të ardhmen e largët të argjentinasit.

“Klauzola e lirimit? Mendoj se është 700 milionë euro”, zbulon presidenti katalonas.