Shefi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara tha se qeveria e Sri Lankës nuk po arrin të ndjekë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, transmeton Insajderi.
Kombet e Bashkuara po akuzojnë Sri Lanka për mohimin e drejtësisë për viktimat 12 vjet pas përfundimit të luftës civile, raporton Al Jazeera.
Shefja e KB për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet tha se qeveria e Sri Lankës nuk po arrin të ndjekë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës.
Njëzet e gjashtë vjet konflikt lanë 100,000 njerëz të vdekur dhe të paktën 20,000 të zhdukur. Bachelet paralajmëroi se të drejtat e njeriut mund të prishen më tej.
Qeveria e Sri Lanka ka hedhur poshtë akuzat. A do ta zbulojnë ndonjëherë viktimat të vërtetën për atë që u ka ndodhur të dashurve të tyre? /Insajderi.com