A po diskriminohen shqiptarët në Maqedoni? Këto janë vendet ku po shiten biletat

A po diskriminohen shqiptarët në Maqedoni? Këto janë vendet ku po shiten biletat

Ka nisur shitja e biletave për sfidën Maqedoni e Veriut-Kosovë duelin e 26 marsit që do të zhvillohet në Shkup.

Një sfidë shumë interesante që do të vlejë një biletë për në finalen e madhe të Ligës D të play-offit’ që do të çojë një skuadër në Euro 2020.

I çuditshëm është fakti, se biletat mund të gjenden kudo, për veç se në qytetet ku jetojnë shqiptarë si Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Strugë, duke nxjerrë edhe njëherë në pah racizmin ndaj shqiptarëve.

Frika se në stadium mund të jenë më shumë shqiptarë se sa maqedonas, ka detyruar FFM që të marrë këtë vendim.

Çdo biletë do të jetë e personalizuar, teksa 1 person mund të blejë vetëm 1 biletë me 1 mjet identifikimi.

Këto janë vendet ku do të shiten biletat:

– Biletaria e Arenës “Todor Proeski” (çdo ditë prej ora 10:00 deri në orën 18:00)
– T.A. Globus – Ohër
– T.A. Bran – Prilep
– Kafe Bar “Koncept” – Strumicë
– Simbol Kafe – Shtip
– Literatura – Manastir
– Kiosk Korzo – Negotinë
– Uni Son – Veles
– Tobako Leni – Gjevgjeli
– Libero Travel – Koçani

Biletat për tribunat jugore dhe veriore do të shiten me çmim prej 300 dhe 400 denarëve.