A po kthehet rreziku i Çernobilit? – Flasin ekspertët

A po kthehet rreziku i Çernobilit? – Flasin ekspertët

Zyrtarët ukraianas kanë deklaruar që nuk ka ndonjë rrezik nga rrezatimi, pasi zjarret “pushtuan” një zonë afër uzinës bërthamore të Çernobilit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra zjarrëfikës të menaxhuar nga avionët, që prej javës së kaluar janë përballur me zjarrin e shkaktuar afër Çernobilit.

Megjithëse arritën të shuajnë fazën fillestare, një zjarr tjetër u shkaktua të martën pranë zonës së rrezikshme.

Raportohet se aktivistët e mjedisit paralajmëruan të hënën se zjarri afër vendit të katastrofës më të rëndë bërthamore në botë, paraqet rrezik rrezatimi.

Mirëpo një zyrtar i lartë nga shërbimi i urgjencës së Ukrainës, Volodymyr Demchuk, e demantoi këtë rrezik pasi tha se situata është nën kontroll.

“Nuk ka asnjë kërcënim nga termocentrali bërthamor i Çernobilit, apo edhe nga objektet e tjera kritike”, tha ai në një deklaratë të hënën.

Më tutje është potencuar se nivelet e rrezatimit në kryeqytetin Kiev, prej 100 kilometrave nga jugu i zonës, ishin brenda normave.

Me këtë rast presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka premtuar transparencë për këtë çështje dhe do të takohet me kreun e shërbimit të urgjencës më vonë të martën.

“Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet të qëndrojë e sigurt”, tha ai në një deklaratë të hënën.