A rrezikohet Kosova nga UEFA? Kjo është përgjigjja e Arianit Ahmetit

A rrezikohet Kosova nga UEFA? Kjo është përgjigjja e Arianit Ahmetit

Arianit Ahmeti ka reaguar pas shkarkimit të tij nga FFK-ja dhe ka komentuar edhe deklaratat e ‘Dardanëve’ dhe kapitenit Samir Ujkanit.

Sipas Ahmetit, Kosova nuk rrezikohet nga UEFA dhe këto janë dezinformata të kreut të FFK-së, përcjell Insporti

“Janë dezinformata të Agim Ademit, ai është duke i dhunuar njerëzit aty”, ka thënë Ahmeti në ‘Rock n’Roll Football’.

“Zyra ligjore e UEFA-s tashmë ka reaguar dhe nuk ka rrezikim të pezullimit”, vlerësoi Ahmeti.

“Nuk përzihet UEFA në punët e Federatave të futbollit. Këto janë propaganda”, theksoi Ahmeti.

“Nuk i kam kuptuar deklaratat e ‘Dardanëve’, as të Samir Ujkanit, i cili duhet të fokusohet në punët e tij dhe kjo është e pakuptimtë”, shtoi Ahmeti.