AAK dhe VV ‘kapen’ për babanë e Ahmet Isufit – I kujt ka qenë?

AAK dhe VV ‘kapen’ për babanë e Ahmet Isufit – I kujt ka qenë?

Zëvëndësminitri në detyrë i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu i ka reaguar Albin Kurtit i cili tha se babai tashmë i ndjerë i Ahmet Isufit, Limoni, ishte me Vetëvendosjen.

Kadriu përmes lloagrisë së tij në ‘Facebook’, ka thënë se baca Limon ishte i të gjithëve, por asesi i Vetëvendosjes, dhe se ai asnjëherë nuk u rreshtua politikisht.

“Albin, mbaje në mendje e zemër, por baca Limon nuk i takoi VV-së, ishte i të gjithve.
Baca Limon ishte pa parti, siç e thash sot poashtu në fjalim se ishte i veçantë për faktin se nuk e veçoi askënd. Ishte i të gjithve. Fati i tij dhe i familjes së tij ishte i njëjt me shumë shqiptarë që u ndjekën, burgosën e përsekutuan në vazhdimësi, prandaj baca Limon asnjëherë nuk u rreshtua politikisht. E ruajti ndjenjën e bashkimit, mirësjelljes, dashnisë për vendin”, kas shkruar Kadriu.
Tutje ai ka thënë se baca Limon ishte në ballë të demostratave, protestave dhe organizimeve që kishin qëllim çlirimin dhe të mirën publike dhe se Albin Kurti gabon nëse mendon se baca Limon i takoi Vetëvendosjes, sepse ai nuk i takojë askujt, por të gjithve.

“Në të gjitha etapat e jetës, në rrethana okupimi e lufte, dhe në rrethana paqeje, baca Limon ishte në ballë të demostratave, protestave dhe organizimeve që kishin qëllim çlirimin dhe të mirën publike. Pra, Albin Kurti gabon nëse mendon se baca Limon i takoi Vetëvendosjes, sepse ai nuk i takojë askujt, por të gjithve. Para se ta shkruante statusin në rrjete sociale ku tenton ta përvetësojë plakun e urtë nga Anamorava, ka qenë dashtë të konsultohej me njeriun e partisë së tij, Ismajl Kurteshi, i cili shkruan, po e citoj; “Baca Limon nuk i takonte asnjë organizimi të veçantë politik e humanitar, por ishte me cilindo që angazhohej për të mirën e vendit”, ka përfunduar Kadriu.

Kujtojmë që Albin Kurti, para disa ditëve, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Limon Isufi ishte anëtari më i moshuar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe se nuk ka asnjë protestë të organizuar nga VV-ja që ai nuk kishte marrë pjesë.