Abraovich pas shkarkimit të Lampardit: Mbetet ikonë

Abraovich pas shkarkimit të Lampardit: Mbetet ikonë

Pronari i Chelsea, Roman Abraovich, ka folur pas vendimit për shkarkimin e Frank Lampard.

Ai ka thënë se pavarësisht vendimit Lampard mbetet ikonë e klubit, raporton Goal.

“Ai është një ikonë e rëndësishme e këtij klubi të shkëlqyeshëm dhe statusi i tij këtu mbetet i paprekur. Ai gjithmonë do të jetë mirëpritur ngrohtësisht përsëri në Stamford Bridge”, tha miliarderi rus.

Abraovich, tha se vendimi ishte shumë i vështirë, shtoi se ka pasur raporte të shkëlqyeshme me Lampardin.

“Ky ishte një vendim shumë i vështirë për ne, aq më shumë sepse kam marrëdhënie të shkëlqyeshme personale me Frankun dhe kam respektin më të madh për të”, tha ai.

Chelsea ka regjistruar pesë humbje në tetë ndeshjet e fundit në Premier League. /Insajderi.com