Abrashi: Vendimi i qeverisë ka hapur rrugë për ndërtimin e Unazës së Prishtinës

Abrashi: Vendimi i qeverisë ka hapur rrugë për ndërtimin e Unazës së Prishtinës

Pas vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës që t’ia japë në shfrytëzim Komunës së Prishtinës parcelën e hekurudhës, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se është hapur rrugë për ndërtimin e unazës qendrore në kryeqytet, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se pas disa muajsh punë e angazhim, do të nis ndërtimi i unazës që lidh Arbërinë me rreth-rrotullimin në Lakrishte.

Sipas Abrashit, i ndërtimi i saj do të lehtësojë trafikun në kryeqytet si dhe do të zhvillojë disa pjesë të lagjes Dragodan.

“Zhbllokohet Unaza e Prishtinës. Pas disa muajsh punë e angazhim, dje Qeveria e Kosovës mori vendim dhe i dha në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, parcelën përbri hekurudhës (pronë e Infrakosit). Ky vendim hapë rrugë që të ndërtohet unaza qendrore, që lidh Dragodanin me rreth-rrotullimin në Lakërishtë, projekt ky i lënë anash tash e shumë vite.

Ndërtimi i kësaj unaze do të lehtësojë dukshëm trafikun në Prishtinë e gjithashtu do të zhvillojë edhe disa pjesë të Dragodanit. Faleminderit Infrakosit e Komunës për bashkëpunimin e shkëlqyer. Urime të gjithëve”, ka shkruar ministri në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

May be an image of road

May be an image of sky