Një gjykatë kroate të hënën dënoi me 2 vjete gjysmë burg, ish-kryeministrin Ivo Sanader, pasi ai akuzohej për përfitim nga fondet e luftës gjatë viteve 1991-95, nga banka e at�" />

Abuzoi me fondet e luftës – 2 vjet e gjysmë burg për ish-kryeministrin kroat

Abuzoi me fondet e luftës – 2 vjet e gjysmë burg për ish-kryeministrin kroat

Një gjykatë kroate të hënën dënoi me 2 vjete gjysmë burg, ish-kryeministrin Ivo Sanader, pasi ai akuzohej për përfitim nga fondet e luftës gjatë viteve 1991-95, nga banka e atëhershme “Hypo Alpe Adria” e Austrisë.

Rasti i Sanader u rigjykua si të korrupsion i profilit të lartë dhe përveç dënimit me burg Gjykata e qarkut në Zagreb, vendosi që ish-kryeministri gjithashtu të detyrohet të kthejë rreth gjysmë milioni euro ($ 570,000) të ryshfeteve që ai mori në një marrëveshje me Bankën “Hypo”.

Gjykata tha se Sanader, i cili ishte zëvendës ministër i jashtëm në atë kohë, është fajtor pasi veproi për përfitime personale dhe jo interesat e Kroacisë gjatë luftës së saj në vitet 1992-95.

Sanader shërbeu si kryeministër i vendit nga 2003 deri në 2009 për partinë konservatore të Bashkimit Demokratik Kroat dhe është zyrtari më i lartë kroat që është dënuar për korrupsion.

Dënimi i së hënës ishte më i ulët se tri vitet që Sanader i kishte marrë më parë.

Avokatët e Sanader thonë se do të apelojnë vendimin. “Ne besojmë se vendimi është absolutisht i pabazë”, tha avokati Cedo Prodanoviç.

Sipas televizionit shtetëror kroat në tërësi, prokurorët kanë paraqitur pesë raste korrupsioni kundër Sanader që nga viti 2010. Në një rigjykim tjetër, të vendosur të fillojë sot, Sanader është akuzuar për marrjen e ryshfetit nga grupi hungarez i energjisë MOL në vitin 2008, për të lejuar atë të marrë një pozitë dominuese në firmën INA të Kroacisë për energji.