AC Milan dëshiron kthimin e Deulofeut

AC Milan dëshiron kthimin e Deulofeut

Klub nga Serie A, AC Milan, është duke menduar rikthimin e Gerard Deulofeut, në radhët e veta, pas rënies nga liga të ekipit të tij, Watford.

Sky Sports Italy, ka raportuar se Milan e dëshiron rikthimin e tij dhe sipas tyre, të njëjtën gjë e dëshiron edhe vet lojtari, transmeton Insajderi.

Gerard Deulofeu, është lojtar që ka dal nga akademia e Barcelonës, më pas ishte huazuar tek Everton, pastaj tek Milan dhe në fund ekipi i Watford e kishte blerë kartonin e tij, por me rënien nga liga të tyre, lojtari nuk do të pranojë të luaj në Championship dhe një transferim i tij tek Milan, është shumë i mundur./Insajderi.com.