
Ndeshja derbi në Seria A, ndërmjet AC Milanit dhe FC Romës, ka përfundur me fitoren e Milanit, njofton Insajderi.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola. Ndërsa rezultati u zhbllokua gjatë pjesë së dytë, ku fillimisht për AC Milanin shënoi Ante Rebiç në minutën e 76 të takimit.
Golin e dytë dhe përfundimtarin në fitoren e AC Milanit e shënoi turku Hakan Çahlanoglu në minutën e minutën e 89 të ndeshjes.
Më këtë fitore AC Milani ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me gjithsej 39 pikë. Ndërsa skuadra e Romës edhe pas kësaj humbje gjendet në pozitën e pesë në tabelë me 48 pikë. /Insajderi.com