AC Milan zyrtarizon transferimin e Olivier Giroud

AC Milan zyrtarizon transferimin e Olivier Giroud

Klubi italian, Milan gjatë së shtunës ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez, Oliver Giroud, shkruan Insajderi.

34-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me “rossonerët”, derisa transferimi i tij i ka kushtuar skuadrës italiane vetëm një milion euro.

Gjatë së premtes, sulmuesi francez ka bërë të ditur largimin nga Chelsea përmes një letre drejtuar tifozëve londinez.

Me skuadrën nga Londra ai arriti të fitoj Europa Leaguën, Champions League dhe FA Cup.

Në të kaluarën ai ka luajtur për skuadra si Arsenal, Montpellier, Tours dhe shumë tjera./Insajderi.com