
Futbollisti më i ri i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, transmeton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta franceze “L’Equipe”, derisa as klubi dhe as lojtari ende nuk e kanë konfirmuar këtë gjë.
Anësori është njëri ndër transferimet e mëdha që ka bërë skuadra franceze gjatë këtij afati kalimar.
Hakimi humbi miqësoren e së shtunës kundër skuadrës nga liga e dytë franceze, FC Chambly, derisa për këtë ka ngjallur dyshime se ka rezultar pozitiv me Coronavirus.
22-vjeçari është transferimi i katërt i PSG këtë afat kalimar, pas zyrtarizimit të Gigi Wijnaldum, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarummas./Insajderi.com