Adama Traore dribluesi më i mirë, si dhe lojtari i dytë më i shpejtë nw ligë

Adama Traore dribluesi më i mirë, si dhe lojtari i dytë më i shpejtë nw ligë

Sulmuesi i krahut i Wolves, Adama Traore, ka zhvilluar një sezon mbresëlënës në Premier Ligë, duke arritur statistika të jashtëzakonshme.

Ai ka arritur të bëhet dribluesi më i mirë në ligë, madje ai ka thyer edhe rekordin si dribluesi më i mirë i ligës. Gjithashtu ai ka regjistruar shpejtësinë e dytë më të madhe në ligë(37.78), pas Kyle Walker(37.80), raporton Insajderi.

Traore ishte lojtar i akademisë së Barcelonës, i cili ishte larguar nga drejtuesit e klubit, me arsyetimin se ai nuk do të arrinte të bëhej lojtar mjaftueshëm i mirë sa për të luajtur për Barcelonën, por tani me këtë formë, ai është duke u kërkuar nga shumë klube në botë dhe vlerësohet rreth 80 milion euro në tregun e transferimeve.

Duket se ai ka arritur qëllimin e tij, sepse kur ishte larguar nga Barcelona, kishte deklaruar se ata do të bëhen pishman që më larguan./Insajderi.com.