“Black Lives Matters”

Adidas me iniciativë mbresëlënëse

Ditëve që lamë pas, me qindra punonjës të Adidasit kanë dalë nga vendet e tyre të punës për të demonstruar jashtë selive të kësaj kompanie në Amerikën Veriore, në Portland, e Oregon. Kërkesat e tyre ishin që kjo kompani, të jepte më shumë mbështetje për punëtorët e saj me ngjyrë.

Adidas me iniciativë mbresëlënëse

Një iniciativë e re e punësimit në kompaninë e madhe të veshjeve sportive Adidas, po synon që të rrisë reprezentimin e njerëzve me ngjyrë brenda kompanisë në Amerikën Veriore, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Planet e kompanisë për të përmbushur minimumin prej 30% të punësuarve me ngjyrë ose latinë, u bënë të ditura të martën, bashkë me disa aksione të tjera që kjo kompani do të ndërmarrë në përgjigje të protestave anti-raciste që morën valë në tërë botën pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Përveç kësaj, me dhjetëra kompani të mëdha, përfshirë Adidasin, kanë dhënë deklarata të cilat shprehin solidarizimin me lëvizjen “Black Lives Matters” (Jetët e Ngjyrë kanë Rëndësi).

Por në të njëjtën kohë, kompanitë janë ballafaquar me kritika e thirrje për ta adresuar reprezentimin e pabarabartë dhe racizmin sistematik edhe brenda radhëve të tyre.

Ditëve që lamë pas, me qindra punonjës të Adidasit kanë dalë nga vendet e tyre të punës për të demonstruar jashtë selive të kësaj kompanie në Amerikën Veriore, në Portland, e Oregon. Kërkesat e tyre ishin që kjo kompani, të jepte më shumë mbështetje për punëtorët e saj me ngjyrë, shkruan CNN.

Adidasi, sikurse edhe të tjera kompani të veshjeve sportive, ka fituar mjaft shumë financiarisht nga marrëveshjet e sponsorshipit me atletë dhe të famshëm me ngjyrë, dhe duke e përdorur kulturën “e zezë” si inspirim për dizajnet e veshjeve dhe skemat e marketingut. /Insajderi.com