Admir Mehmedi tërhiqet nga Kombëtarja e Zvicrës

Admir Mehmedi tërhiqet nga Kombëtarja e Zvicrës

Futbollisti kosovar i cili luan për Zvicrën, Admir Mehmedi ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja zvicrane, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Zvicrës përmes rrjeteve sociale.

Sulmuesi 30-vjeçar ka luajtur për “Helvetikët” në tre turne të mëdhenj, në Botërorin e vitin 2014, dhe Evropianin e vitit 2016 dhe 2020.

Sipas lojtarit, ai do t’i përkushtohet tërësisht karrierës së tij me skuadrën gjermane Wolfsburg, me të cilët ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

“Ky vendim u morr pas shqyrtimit të kujdesshëm. Gjithmonë ka qenë dëshira ime që të jem në gjendje të vendosi vet se kur do t’i them lamtumirë përfaqësueses. Kohët e fundit, poashtu edhe dëmtimet më ngadalësuan”, ka thënë Mehmedi

Në “EURO 2020” Admir Mehmedi pati dy paraqitje për Zvicrën, kurse shënoi golin vendimtarë nga penalltia kundër Francës në 1/8 e finales duke eleminuar kampionin e Botës.

Sulmuesi shqiptar zhvilloi 80 ndeshje me kombëtaren A të Zvicrës, duke shënuar 11 gola./Insajderi.com