
Real Sociedadi dop të përballet me Manchester Unitedin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës, njofton Insajderi.
Faza 1/16 e finales do të jetë speciale për Adnan Januzajn, që në të kaluarën kishte luajtur për Djajtë e Kuq.
Lojtari shqiptar që përfaqëson Belgjikën, ka thënë se do të jetë një rikthim emocional, pasi e shikon Old Trafforidn si shtëpinë e tij, mirëpo Sociedadi është në zemrën e tij.
“Unë luaj me dashuri për Sociedadin dhe dua vetëm të fitoj”, ka thënë Januzaj.
“Jam shumë i lumtur që do të rikthehem në shtëpi (Old Trafford). Por, zemra ime është këtu. Jam shumë i lumtur me këtë klub”./Insajderi.com