Adnan Januzaj do të shitet në këtë verë?

Adnan Januzaj do të shitet në këtë verë?

Klubi nga La Liga, Real Sociedad, do ta shes një ndër lojtarët kryesor të tyre, Adnan Januzaj.

Mediat në Spanjë, raportojnë se Sociedad, e ka vënë në listën e shitjes anësorin e tyre, Adnan Januzaj. Por, ky vendim ka ardhur, pasi lojtari ka biseduar me klubin dhe ka treguar se ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Angli, transmeton Insajderi.

Ish lojtari i Manchester United, nuk ngurron asnjëherë të shprehë dashurinë e tij për klubin e United dhe duket se ka zgjedhur të luaj në Angli, në mënyrë që të dëshmojë se ai është mjaftueshëm i mirë sa për tu kthyer tek ish klubi i tij.

Në këtë sezon, Januzaj, ka treguar formë të mirë, madje ai ka shënuar golin vendimtarë që e ka kualifikuar ekipin e Sociedad në Evropa Ligë./Insajderi.com.