Adnan Januzaj: Karriera më çoi në një rrugë tjetër

Adnan Januzaj: Karriera më çoi në një rrugë tjetër

Ish ylli i Manchester United, Adnan Januzaj, ka deklaruar se karriera e tij ka marrë një kthesë tjetër nga ajo që ai e ka dashur, njofton Insajderi.

“Unë gjithmonë kam qenë i dashuruar në Manchester United, dhe e kam treguar se çfarë dua të arrijë, por karriera ime më ka dërguar në një rrugë tjetër”

“Unë jam ende 25 vjeçar dhe luaj në La Liga, kam luajtur në 2 kampionate botërore si dhe tani jam në finale të Copa Del Rey me Real Sociedad. Mund të them se prapë jam i kënaqur me karrierën time, deri më tani” ka deklaruar Januzaj.

Kujtojmë që Adnan Januzaj, kishte hedhur poshtë mundësinë që të luante për Shqipërinë, duke e zgjedhur ekipin kombëtar të Belgjikës, fakt ky që kishte irrituar shumë shqiptar anë e mbanë botës. /Insajderi.com