Adnan Januzaj në radarin e skuadrës së njohur italiane

Adnan Januzaj në radarin e skuadrës së njohur italiane

Sulmuesi shqiptar që aktivizohet për Belgjikën, Adnan Januzaj është në radarin e klubit italian, Lazio, dhe sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet klubit, transmeton Insajderi.

Te skuadra nga kryeqyteti italian do të gjejë Vedat Muriqin, Elseid Hysaj, Thomas Strakoshën dhe disa shqiptarë tjerë të akademisë.

Pas katër sezoneve në La Liga, duhet se Januzaj do të ndërrojë skuadër gjatë kësaj vere.

Ai është në kërkim të një aventurë të re jashtë Real Sociedadit, derisa ka edhe një vit kontratë me klubin spanjoll.

Agjenti i 26-vjeçarit, Mino Raiola pritet të të takohet me presidentin e Lazios, Claudio Lotito për të folur pikërisht për transferimin e anësorit.

Januzaj konsiderohej si talent mjaftë premtues kur ishte pjesë e Manchester United, por nuk arriti të bind, pastaj u transferua të Real Sociedad.

Gjatë kësaj periudhe me skuadrën spanjolle, ai shënoi 17 gola në 122 paraqitje për ta./Insajderi.com