
Një djalë 16 vjeç ka fituar çmimin Wainwright të Mbretërisë së Bashkuar për Nature Writing për librin e tij të parë – Ditari i një natyralisti të ri.
Adoleshenti është paraqitur në seritë e BBC NI “The Chronicles Of Erne”, tha se ishte fitimi i këtij çmimi ishte një moment i mahnitshëm për të gjithë shkrimtarët e rinjë dhe adhuruesit e natyrës, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Juria ka thënë se ky libër i jashtëzakonshëm duhet të jetë pjesë e kurrikulave nacionale.
Dara McAnulty e ka përshkruar fitori si çmenduri, mirëpo ka thënë se kjo tregon që historitë e të rinjëve janë të rëndësishme dhe se zërat e tyre mund të dëgjohen.
Ai ka thënë për Good Morning Ulster që fitimi i çmimit ka qenë një emocion intensiv, sa ai nuk kishte mund të flinte natën e fitores.
“Jam duke u dridhur për momentin, duke parë aq shumë përgjgje pozitive që kam marrë për librin”.
Dara ka jetuar në Belfast, e pastaj është zhvendosur në County Fermanagh, ku në moshën 12 vjeç filloi të shkruaj një blog për natyrë, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm nisi librin e tij debutues, një ditar i cili përshkruan ngjarjet e jetës së tij nga pranvera e vitit 2018, deri në pranverën e vitit 2019.
Në këtë ditar ai tregon dashurinë dhe observimet e tij për natyrën, jetën e tij familjare, ndrrimin e shkollës, bullizmin dhe përvojën e të qenit autist.
Ai ka nisur ditarin në moshën 13 vjeç, për të shprehur “izolimin e tij për shkak të bullizmit dhe të qenit autist dhe prej kuriozitetit dhe kënaqësisë ndaj natyrës”.
“Si fituesi më i ri ndonjëherë i këti çmimi, libri i Dara’s është një portretizim i jashtëzakonshëm i lidhjes së tij intensive me natyrën dhe perspektivën e tij si adoleshent autist”, ka thënë juria./Insajderi.com
And the winner of the Wainwright Prize for Nature Writing is…#NatureWriting #WainwrightPrize20
The youngest ever writer to receive a major publishing award… 💚 #nature #writing #books https://t.co/DTqlkQYoDC— Julia Bradbury (@JuliaBradbury) September 8, 2020