Adoleshenti që paditi mediat më në zë të Amerikës për 800 milionë dollarë

Adoleshenti që paditi mediat më në zë të Amerikës për 800 milionë dollarë

Washington Post të premten ra dakord për një marrëveshje gjyqi prej 250 milionë dollarë, për padinë e ngritur nga studenti i shkollës së mesme katolike Covington, Nick Sandmann mbi mbulimin e mediatik të takimit të tij me një të moshuar amerikan në vitin 2019, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Sandmann e shpalli fitoren në një tweet në ditëlindjen e 18-të.

“Më 2/19/19, unë ngrita padi prej 250 milionë dollarë për shpifje kundër Ëashington Post. Sot, mbusha 18 vjeç dhe WaPo vendosi padinë time”, shkroi ai.

“Faleminderit @ToddMcMurtry & @LLinWood për mbrojtjen e tyre. Faleminderit familjes sime dhe miliona prej jush që keni qëndruar të pa-luhatur për mbrojtjen time. Unë kam akoma më shumë për të bërë”, vazhdoi ai.

Është fitorja e dytë e adoleshentit në një betejë të madhe prej 800 milionë dollarë për shpifje kundër një numri të mediave amerikane përfshirë Washington Post, CNN, ABC, CBS, The Guardian, The Hill dhe NBC.

CNN zgjidhën padinë me Sandmann në janar të këtij viti, si pjesë e një kërkese të veçantë prej 275 milionë dollarë.

Sandmann dhe një grup i shokëve të tij të klasës nga shkolla Covington u përfolën në mediat sociale pasi u filmuan të veshur me kapele “Make America Great Again” pas një mitingu kundër abortit ndërsa u kritikuan nga demonstruesit.

Sandmann, atëherë 16 vjeçar, u veçua pasi pamjet e konfrontimit të tij me aktivistin amerikan Nathan Phillips u morën nga CNN dhe mediat e tjera që pretenduan se incidenti kishte motive raciste.

Pamjet e publikuara më vonë treguan se ishin studentët e Covington ata që po ngacmoheshin. /Insajderi.com

Washington Post settles $250 million lawsuit filed by Nick Sandmann | WKRC