Adoleshenti trans që paditi shkollën për shkak të përdorimit të tualetit dhe fitoi

Adoleshenti trans që paditi shkollën për shkak të përdorimit të tualetit dhe fitoi

Drew Adams, një burrë trans ka shpenzuar 3 vite për të luftuar që studentët me gjini trans, të lejohen të përdorin tualetet që u përshtaten identiteteve të tyre trans.

Kjo gjë filloi kur Drew i cili kishte 14 vjet u ndalua të përdorte tualetin e meshkujve, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Gjykata federale vendosi në favor të Drew, duke u bërë rasti i parë fitues që përfshin përdorimin e tualetit sipas identitetit të përzgjedhur, nga një student trans.

“Mendoj që kisha një lloj obligimi ndaj njerëzve që fshehin identitetin e tyre të vërtetë trans, sepse ka shumë njerëz që nuk kanë familje që i pranojnë”, tha Drew që tani ka mbushur 19 vjet.

Drew ishte në klasë të historisë kur u thirr në zyrën e drejtorit. “U ula dhe aty ishin 3 këshilltarë që rrinin para meje. Ata më thanë që nuk lejohesha të përdor tualetin e meshkujve”, tha ai.

Drew tregoi që në atë moment ndihej “i vogël, nervoz dhe i tmerruar” sepse mendonte që kishte bërë ndonjë gjë të gabuar.

Nëna e tij, Erica Kasper, u zemërua shumë dhe u takua me njërëz nga shkolla dhe nga autoritetet. Kur nuk morën përgjigjet që ishin duke kërkuar, Drew dhe nëna e tij bënë një padi civile kundër shkollës, e cila e dërgoi shkollën në një process hetimi.

“Ne u lodhëm së prituri dhe u ndërlidhëm me Lambda Legal – një organizatë që Lufton për të drejtat e LGBTQ dhe nënshkruam një padi kundër shkollës time në vitin 2017”.

Drew i përshkruan emocionet e tij pas fitores si të përziera mes lehtësimit, lumturisë dhe shqetësimit.

“Nuk mund të spekuloj për ndodhitë e ardhshme por mendoj që tani është koha për të luftuar për të drejtat e njerëzve trans”, thotë Drew.

Ai ndjehej se fjalët e tij si adolesht mund të inspirojnë të tjerët për të drejtat e komunitetit trans./Insajderi.com