Adria Airways ka pushuar përkohësisht fluturimet më 24 dhe 25 shtator

Adria Airways ka pushuar përkohësisht fluturimet më 24 dhe 25 shtator

Adria Airways ka njoftuar se më 23 shtator 2019 në mesnatë ka pushuar përkohësisht operimin e shumicën së fluturimeve të saj në datat 24 dhe 25 shtator. Kjo përfshinë të gjitha fluturimet e Adria-s në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Adria Airways ka këshilluar udhëtarët e saj që të verifikojnë transportuesin e tyre përpara se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airways, atëherë të kontaktojnë zyrat e tyre të shitjes.

Adria Airways rekomandon që udhëtarët dhe partnerët e saj të ndjekin njoftimet e tyre në internet në www.adria.si.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informoj për zhvillimet e reja.