Aeroplani goditet nga rrufeja

Aeroplani goditet nga rrufeja

Në internet ka bërë bujë të madhe një video, ku shihet rrufeja që godet një aeroplan.

E përditshmja britanike “Daily Mail” raporton se pamjet dramatike janë filmuar nga Aeroporti i Amsterdamit, ku një aeroplan është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht pa krijuar ndonjë problem, përcjell albinfo.ch.

Aeroplani i përket kompanisë kombëtare të fluturimit në Holandë, shikohet teksa ngrihet në ajër nga pista kur është goditur nga rrufeja.

Por, ajo që i bën edhe më interesante pamjet është shkarkimi elektrik me tokën, ku dallohet që rryma e krijuar nga goditja në aeroplan është shkarkuar nga njëri krah i tij në tokë.

Nuk është raportuar për të lënduar, ose për probleme tjera teknike.