Aeroplani kthehet në Britani pas ‘incidentit me laser’

Aeroplani kthehet në Britani pas ‘incidentit me laser’

Një fluturim i destinuar në drejtim të Nju Jorkut është kthyer në Aeroportin Heathroë në Londër pas një ‘incidenti me laser’ ka konfirmuar kompania Virgin Atlantic.

Një pjesëtar i ekuipazhit është incizuar duke i thënë kontrollit ajror të Irlandës se një pilot kishte probleme shëndetësore pas incidentit me laser, raporton BBC

Incidenti kishte ndodhur rreth orës 20:13, vetëm pak pas fluturimit, ka konfirmuar kompania, para se fluturimi VS025 të kthehej në Londër.

Në aeroplan ishin 252 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Virgin Atlantic ka konfirmuar se janë duke punuar në bashkëpunim me autoritetet për ta identifikuar burimin e laserit, raporton Insajderi

“Siguria e ekuipazhit dhe klientëve tanë është prioriteti ynë kryesorë dhe ne kërkojmë falje për çdo shqetësim që kanë pasur pasagjerët”, është thënë në komunikatën e Virgin Atlantic.

Më tutje kompania ka thënë se të gjithë pasagjerëve do t’u sigurohet akomodimi deri në momentin e realizimit të fluturimit

“Të gjithë klientëve do t’u ofrohet akomodim një natë dhe do ta realizojmë fluturimin e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundur”./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=LelvJoyMpPc