AFA përgatit letrën për shpëtimin e Messit nga dënimi

AFA përgatit letrën për shpëtimin e Messit nga dënimi

Asociacionit Futbollistik i Argjentinës ka përgatitur letrën për të shpëtuar Lionel Messin nga dënimi i  CONMEBOL.

Messi kishte akuzuar CONMEBOL për korrupsion, duke insistuar se Kupa e Amerikës ishte kurdisur për tu fituar nga Brazili.

Pas këtyre deklaratave të yllit argjentinas, CONMEBOL mund ta dënojë lojtarin me mos lojë për kombëtaren argjentinase, duke bërë që ai të humb kualifikimet për Botërorin 2022.

Por, raportimet e fundit nga Argjentina bëjnë të ditur se Federata ka gati letrën për të hedhur poshtë akuzat për Messi.

Insistimi i Federatës së Argjentinës qëndron në atë se Messi shpërtheu ndaj arbitrave dhe jo ndaj një tërësie se CONMEBOL.

Mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi në çështjen ‘Messi’.