Afganistan: 12 civilë humbin jetën nga sulmet ajrore kundër Talebanëve

Afganistan: 12 civilë humbin jetën nga sulmet ajrore kundër Talebanëve

Njoftohet se 12 civilë kanë humbur jetën në operacionin e ndërmarrë kundër Talebanëve nga forcat ajrore afgane në rajonin Nimruz në perëndim të Afganistanit, transmeton Insajderi.

Kryetari i këshillit rajonal të Nimruzit, Baz Muhammed Nasir, në një deklaratë për shtyp tha se forcat ajrore afgane zhvilluan një operacion ajror kundrejt Talebanëve në zonën Manzari të komunës Hashrud në Nimruz, raporton Anadolu Agency (AA).

Nasir bëri të ditur se 12 civilë humbën jetë dhe dy të tjerë u plagosën pasi bomba goditi një shtëpi gjatë operacionit .

Zëdhënësi i prefekturës së Nimruzit, Rahmatullah Omeri, theksoi se incidenti po hetohet. /Insajderi.com