Të paktën 34 njerëz janë vrarë në dy bomba të veçanta vetëvrasëse që synuan një bazë ushtarake dhe një zonë provinciale, transmeton Insajderi.
Në provincën lindore Ghazni, 31 ushtarë u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën të dielën kur një sulmues voziti një automjet ushtarak plot eksplozivë në një bazë komando të ushtrisë para se ta shpërthente atë, sipas një zyrtari në këshillin e sigurimit kombëtar të Afganistanit, i cili foli në mënyrë anonime sepse ai nuk lejohet të flasë drejtpërdrejt në media, raporton Al Jazeera.
Sulmi u konfirmua gjithashtu nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Tariq Arian, megjithëse ai nuk dha detaje mbi viktimat.
Zëdhënësi i Talibanëve, Zabihullah Mujahid, kur u kontaktua nga agjencia e lajmeve Reuters, nuk e konfirmoi ose mohoi përgjegjësinë.
Afganistani ka parë një mori bombash me makinë gjatë muajve të fundit, megjithë bisedimet e paqes që po zhvillohen aktualisht midis qeverisë së Kabulit dhe Talibanëve në Katar. Kjo është hera e parë që të dy palët zhvillojnë bisedime ballë për ballë në përpjekje për t’i dhënë fund luftës dekada të vjetër në vend. /Insajderi.com