
Një grua afgane është fshikulluar 40 herë me kamxhik nga Talibanët pasi thuhet se ka folur me një burrë në telefon, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
Pamjet e shpërndara në internet tregojnë se e akuzuara drejtohet në një rreth të formuar nga dhjetëra spektatorë meshkuj për të marrë dënimin e dhënë nga tre pleq të fiseve.
Një burrë së pari merr kamxhikun përpara se t’ia dorëzojë një tjetri i cili duket se e godet më fort gruan ndërsa ajo kërkon mëshirë.
“Unë pendohem, është faji im, bëra gabim”, qan gruaja ndërsa përpëlitet nën burkën e saj.
Pamjet u shfaqën në Facebook në 13 prill por mendohet se datojnë nga fundi i vitit të kaluar në fshatin Haftgola, jashtë Heratit në veriperëndim të Afganistanit, sipas France 24. /Insajderi.com