Grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik, ka njoftuar se ishte prapa sulmit në burgun qendror në lindje të Afganistanit, në qytetin e Jalalabad, ku provuan të arratisen qindra të burgosur, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Sulmi filloi të dielën në mbrëmje kur një veturë-bombë shpërtheu në hyrje të burgut nga burra të armatosur.
Sulmi vazhdojë edhe gjatë natës e deri të hënë në mëngjes në mes të militantëve të ISIS-it dhe forcave të rendit të burgut.
Të paktën 21 persona mbetën të vdekur, ka thënë zëdhënësi i provincës Nangarhar.
Sipas Attaullah Khogyani, 43 njerëz janë lënduar dhe janë dërguar në spital. Ai ka deklaruar se tre sulmues janë vrarë, por të tjerë kanë vazhduar të rezistojnë ndaj forcave të burgut.
Burgu mban më shumë se 1700 të burgosur, shumica prej tyre talibanë dhe luftëtarë të ISIS-it, i është thënë nga rojat e burgut agjencisë së lajmeve AFP.
Nuk ishte e ditur nëse sulmi ndodhi me qëllim lirimin e të burgosurve nga ndërtesa.
Sulmi ka ndodhur në ditën e tretë dhe të fundit të armëpushimit të përkohshëm midisi qeverisë afgane dhe talibanëve./Insajderi.com.