Afganistan: Vriten 13 persona nga sulmi me bombë

Afganistan: Vriten 13 persona nga sulmi me bombë

Të paktën 13 presona u vranë në një sulm me bombë në zonën Sar-i Pul në veri të Afganistanit, transmeton Insajderi.

Zyrtarët e policisë në Sar-i Pul theksuan se bomba e aktivizuar, e cila ishte vendosur më herët në rrugë, shpërtheu kur në atë pjesë po kalonte autokolona ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetë ushtarë dhe tre civilë u konfirmuan të vdekur. Zyrtarët gjithashtu thanë se tre ushtarë u plagosën.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët besojnë se Talibanët qëndrojnë pas sulmit. /Insajderi.com