Gjatë një sulmi të armatosur të cilin e kryen talebanët në provincën afgane Baglan, kanë humbur jetën 13 pjesëtarë të sigurisë, transmeton Insajderi.
Një zyrtar nga Baglan-i, Firuzuddin Aimak, në një deklaratë për mediat konfirmoi se militantët kryen sulm të armatosur mbi një stacion policor në vendin Vezir Abad.
Aimak tha se gjatë sulmit humbën jetën 13 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se gjatë përleshjeve që pasuan më pas janë vrarë shumë militantë.
Talebanët nuk janë prononcuar lidhur me këtë rast. /Insajderi.com