
Si pasojë e Coronavirusit numri i viktimave në Afrikë kaloi shifrën 123 mijë, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometers” ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 në kontinent numri i rasteve shkoi në 4.627.444 ndërsa numri i viktimave në 123.210 dhe numri i të shëruarve në 4.157.528.
19 milionë doza të vaksinës janë aplikuar
Në kontinent më së shumti raste me COVID-19 janë regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.
Vendet me më shumë viktimave janë Republika e Afrikës së Jugut, Egjipti dhe Tunizia.
Deri më sot në kontinentin afrikan me një popullsi rreth 1.3 miliardë banorë janë aplikuar 19 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19. /Insajderi.com