Afrim Tovërlani: Fitore e merituar e Ballkanit

Afrim Tovërlani: Fitore e merituar e Ballkanit

Trajneri i ekipit të Feronikelit, Afrim Tovërlani, ka folur pas humbjes në Suharekë nga ekipi i Ballkanit.

Ekipi i tij ishte shumë afër të bënte një nga befasitë që do të përmendej, pasi ata deri në minutën e 85’, ishin duke humbur me rezultat të trefishtë dhe për dy minuta shënuan dy herë dhe ishin shumë afër të shënonin edhe golin e tretë.

“Vetëm në 20 minutat e fundit kemi luajtur ashtu siç kemi dashur, pra jo me topa të gjatë, por përtokë”, deklaroi Tovërlani për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Sigurisht, ishte edhe meritë e Ballkanit që nuk na la të luajmë lojën tonë. Në fund e rihapëm takimin pas vetëkënaqësisë së Ballkanit, por edhe përmes zëvendësimeve tona”, shtoi ai.

“Fitorja e Ballkanit ishte e merituar. Neve na mbetet të përmirësohemi”, përfundoi Tovërlani./Insajderi.com.