
Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka angazhuar në stafin teknik trajnerin slloven, Primoz Gliha, njofton Insajderi.
Ai vjen nga radhët e kombëtares së Sllovenisë U-21, teksa do të ketë rolin e ndihmësit të trajnerit tek Shpresat e Kosovës.
53 vjeçari ka qenë për pesë vite në krye të të rinjve të Sllovenisë duke arritur të marrë rezultate mjaft të mira.
Ky lajm ka bërë jehonë në mediat sllovene që e kanë cilësuar si një hap pozitiv afrimin e sllovenit pranë Përfaqësueses U-21 të Kosovës. /Insajderi.com