Agim Ademi: Jemi në bisedime me Berishën

Agim Ademi: Jemi në bisedime me Berishën

Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi për herë të parë ka reaguar pas raportimeve të fundit lidhur me afrimin e yllit të RB Salzburg, Mërgim Berisha te Kosova.

Komentet e shkëmbyera mes Valon Berisha dhe Mërgim Berisha në rrjetin social “Instagram”, ka ndikuar që të ketë spekulime që futbollisti që momentalisht përfaqëson Gjermanin U21, mund t’i bashkohet Kosovës.

 

 

Në një prononcim për, Lajmi.net, i pari i FFK-së, Agim Ademi ka konfirmuar ftesën e bërë në drejtim të Berishën, por që janë ende në pritje.

”Na jemi në bisedime, i kemi bërë ofertë si të gjithë të tjerëve, shpresojmë që do të jetë, por kur do të jetë nuk e di”.

“Na e bëjmë fakt kur ai i bën dokumentet dhe është i gatshëm të përfaqësoj Kosovën, përndryshe dëshirën e kemi. Gjithsesi i kemi bërë ftesë, por të presim deri të vije momenti, është e drejta e tij dhe është dëshira e tij dhe gjithmonë futbollistët tonë i kemi lejuar të vendosin vetë”, ka shtuar Ademi.

“Deri më tash, ftesën e ka dhe ne jemi duke pritur”, përfundoi ai.

Ndërkohë, me ardhjen e Berishën, do të rriteshin edhe cilësitë e sulmit të Kosovës, duke marrë parasysh kualitetin e lartë të lojtarit./Insajderi.com