Agim Ademi: Kemi ardhur për fitore

Agim Ademi: Kemi ardhur për fitore

Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, |Agim Ademi, ka folur para ndeshjes me Maqedoninë, duke shprehur optimizmin e tij se Kosova do të fitojë, pasi me këtë qëllim është udhëtuar.

“Ne presim fitore. Nuk kemi kërkuar shtyrje të ndeshjes. UEFA ka caktuar datat, pas ndeshja ishte shtyrë disa herë dhe janë data që në çfarëdo situatë që na gjejnë ne jemi gati”, ka thënë Ademi në një intervistë për NewsTV, transmeton Insajderi.

“Kemi pasur parasysh që mund të ndodhë kjo, pasi edhe në dy ndeshjet e kaluar kishim probleme të tilla si kemi sot. Është situatë e tillë gjithandej botës me COVID-19 – gjithsesi ne do të mundohemi ta bëjmë më të mirën të mundshme me kapacitetet që kemi”, shtoi ai.

“Sa i përket premive janë çështje tjera por duhet ta dini që kombëtaren luajnë më shumë për stemën, flamurin, kombëtaren, gjërat tjera janë më pak të rëndësishme – gjithsesi, secila kombëtare e ka rregulloren e vetë dhe shpërblimet shkojë kryesisht me plasman, gjë të cilën e kemi edhe ne”, ka përfunduar i pari i futbollit kosovar./Insajderi.com.