Agim Ademi paralajmëron prurje të reja te Kosova: Do të vijnë nga kjo Përfaqësuese

Agim Ademi paralajmëron prurje të reja te Kosova: Do të vijnë nga kjo Përfaqësuese

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i ftuar në emisionin Click në RTV 21, përcjell Insporti.com.

Njeriu i parë i futbollit kosovar flet pas kualifikimit të Kosovës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Kosova do të përballet me Maqedoninë.

Ademi thotë se interesimi i futbollistëve me origjinë nga Kosova që janë në Evropë është shtuar. “Momentalisht ky është ekipi momental i Kosovës. Mund të them se do të ketë prurje të reja. Do të ketë edhe nga ekipi U-21 pasi që ka shumë talentë”, thotë Agim Ademi.

“Më duhet që me këtë rast t’i falënderojë edhe baballarët e fëmijëve shqiptarë në Evropë që po interesohen që fëmijët e tyre të luajnë për Kosovën. Ka shumë interesim për të luajtur për Kosovën”, potencoi Agim Ademi. /Insporti.com/