Agim Ademi tregon pse nuk është grumbulluar Andi Zeqiri dhe Bastien Toma

Agim Ademi tregon pse nuk është grumbulluar Andi Zeqiri dhe Bastien Toma

Dje(e martë), selektori dhe trajenri i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet që Kosova i zhvillon ndaj Moldavis dhe Greqisë.

Në listë të grumbullimit, pritej që të ishin edhe emrat e Andi Zeqiri dhe Bastien Toma, por as njëri e as tjetri, nuk ishin pjesë e listës.

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka dhënë sqarimet në lidhje me këtë listë.

“Në shumë raste është çështja e dokumentacionit që nuk ka mundur të kryhen, por unë them se ata janë të garantuar që do të vijnë. Andi Zeqiri veçse ka qenë i planifikuar të grumbullohet për këto ndeshje, mirëpo nuk u kompletuan dokumentet dhe ai mbeti jashtë listës. Zeqiri na është dashur shumë për këto takime sidomos tash që po mungon Vedat Muriqi, por ja që dokumentet këtë herë nuk i mundësuan të jetë me ne. Unë them se në tetori ai gjithsesi se do të jetë. Po e përsëris, do të ketë risi dhe lojtarët që i kemi përmendur do të vijnë”, ka thënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, transmeton Insajderi.

“Ne jemi duke u përgatitur shumë mirë për këto dy ndeshje. Ekipi grumbullohet në Emerald në fund të këtij muaji në masa të rrepta për shkak të coronavirusit për të udhëtuar më pas drejt Italisë me avion “Charter” ku luajmë me Moldavinë ndërsa presim të rikthehemi për Prishtinë për ndeshjen ndaj Greqisë, por nëse përkeqësohet situata, mund të përdoret plani B që ndeshja të luhet në Itali”, ka përfunduar Agim Ademi./Insajderi.com.