
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar Distria Krasniqin për fitimin e medaljes së artë olimpike, shkruan Insajderi.
Ademi ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Suksesi juaj madhështor në Olimpiadën e Tokios na bën krenar të gjithëve dhe u jep motiv gjeneratave të reja për t’i ndjekur deri në fund ëndrrat e tyre”, shkruan Ademi në postimin e tij.
Distria Krasniqi mposhti në finale xhudisten japoneze, Funa Tonakin.
Krasniqi mposhti Tonakin me Wazzari./Insajderi.com